Gjykata: Salianji krijoi prova të rreme me dosjen “Babale” (VIDEO)

Gjykata: Salianji krijoi prova të rreme me dosjen “Babale” (VIDEO)

Gjykata argumenton se Salianji është dënuar me paragrafin e dytë të nenit 305 kallëzim i rremë, ndërsa si prova ka përdorur komunikimet telefonike përgjimet dhe deklarimin e personit që thotë se ka bërë zërin e Agron Xhafës.

Çfarë parashikon Kodi Penal për dënimin që po shlyen ish-deputeti demokrat z. Ervin Salianji?

Ai është dënuar për kallëzim të rremë i cili sipas Kodit Penal neni 305 thotë “Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”.

Në vendimin e argumentuar nga ish-gjyqtari Artan Gjermeni lënë në fuqi edhe nga Apeli i Juridiksionit të përgjithshëm thuhet se “i pandehuri Ervin Salianji në bashkëpunim me të pandehurit e sipërcituar. Konkretisht rezultojnë një numër i konsiderueshëm bisedash telefonike midis te pandehurve, ku nga transkriptet e bisedave telefonike të përgjuara të detajuara në rrethanat e faktit vihet re se, midis shtetasit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti ka shumë komunikime pas publikimit të  audioregjistrimit të bisedës komprometuese që tregon bashkëpunimin midis tyre. Në tre  biseda telefonike të përgjuara, qartësisht i pandehuri Fredi Alizoti pohon që është ai  personi që ka bërë rolin e Geron (Agron) Xhafaj në audiopërgjimin e publikuar. Këtë fakt  ai e pranoi edhe në deklarimet e dhëna përpara gjykatës, duke shpjeguar edhe  mekanizmin si ishte realizuar simulimi.

Ndërsa në faqen 56 gjykata thotë se ky audopërgjim i rremë ka pasur edhe qëllime politike “Pikërisht veprimet aktive të të pandehurit Ervin Salianji në bashkëpunim me të  pandehurit e tjerë, e njëkohësisht të kundërligjshme lidhur me planifikimin, përgatitjen, realizimin e një audiopergjimi të rremë midis dy të pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, shpërndarjen e këtij audiopërgjimi dhe publikimin mediatik të tij duke i atribuuar kryerjen e një vepre penale të rëndë  shtetasit  Geron (Agron) Xhafaj me qëllimin  e inicimit të një procedimi penal ndaj tij dhe realizimin e përfitimeve materiale për të pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, e po kështu shfrytëzimin e këtij audiopërgjimi  për realizimin e interesave politike për te pandehurin Ervin Salianji”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy