
Një 17-vjeçar nga Kreta, i cili ishte i burgosur në një qendër paraburgimi të të rinjve në Volos, Greqinë qendrore, për rreth gjashtë muaj, i tha policisë se ishte përdhunuar dhe rrahur në grup gjatë gjithë burgimit.
17-vjeçari është thirrur për të dhënë deklaratën e tij, në prani të psikologut, pas së cilës i është nënshtruar kontrollit mjekësor.
“Unë u përdhunova nga pesë persona pothuajse çdo natë për rreth 15 ditë derisa u lirova”, citohet të ketë thënë adoleshenti në praninë e prindërve.
Ai tha se grupi prej pesë agresorësh, të cilët i ka identifikuar, kishin abuzuar seksualisht me një tjetër të mitur në banjë.



