Qeveria Italiane: Nga shtatori 50 mijë euro për ata që ëndërrojnë të hapin një biznes në Jug

Qeveria Italiane: Nga shtatori 50 mijë euro për ata që ëndërrojnë të hapin një biznes në Jug

Filloi numërimi mbrapsht për të rinjtë e jugut, të cilët kanë ëndërruar që të hapin një biznes. Menjëherë pas përfundimit të verës, në rast se qeveria respekton me përpikëri afatet, të gjithë ata që janë më të rinj se 35 vjeç dhe kanë një ide sipërmarrjeje në sirtar mund të trokasin në derën e Invitalia-s për të përfituar një ndihmë deri në 50 mijë euro, të cilat do të shërbejnë për të mbuluar shpenzimet dhe për të nisur biznesin e tyre. Në rast se janë më shumë se një anëtar, shuma e përfituar mund të kapë vlerën 200 mijë euro.

Pjesa tjetër e Jugut

Pas publikimit në gazetë të dekretit për ringjalljen e Jugut, qeveria ka tashmë afat dhe një muaj për të miratuar dekretin zbatues, në mënyrë që të hyjnë në këtë incentivë të quajtur jo rastësisht “Pjesa tjetër e Jugut”. Nëse ccdo gjë shkon në rregull, kjo masë do të jetë funksionale nga shtatori.

Invitalia do të shqyrtojë kërkesat

Invitalia do t’i duhet të vlerësojë qëndrueshmërinë tekniko-ekonomike të projektit dhe do të përgjigjet brenda gjashtëdhjetë ditëve nga data e prezantimit të projektit nga sipërmarrësi i ri (nën 35 vjeç), i cili nuk disponon mjetet e duhura për të nisur aktivitetin.  “Paja” do të arrijë deri në 50 mijë euro, nga të cilat 35% do të jenë në formën e grantit dhe pjesa tjetër do të mundësohet në formën e kredisë nga bankat me normë interesi zero,  në dobi të fondit të Garancisë për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Invitalia do të hyjë në një marrëveshje me Shoqatën Italiane të Bankave për të përcaktuar kushtet e lëshimin e kredive.

Sektorët: Nga industria, te turizmi dhe artizanati

Institucioni mbulon të gjitha iniciativat sipërmarrëse që kanë të bëjnë me artizanatin, industrinë, turizmin, peshkimin dhe shërbimet ( ndërkohë që profesionet dhe tregtia mbeten të përjashtuara). Përfituesit nuk duhet të jenë titullarë në ndonjë biznes tjetër deri në shlyerjen e kredisë dhe nuk duhet të kenë kontratë punë me kohë të papërcaktuar.

Ligji synon të përfshijë banorët e jugut që jetojnë jashtë vendit: mund të përfitojnë në rast se deklarojnë vendbanim brenda 120 ditëve nga aplikimi në një nga rajonet e Abruzzo, Basilicata, Calabria, Campania, Molise, Puglia, Sardegna dhe  Sicilia. Qëllimi është për të arritur një bazë prej 100 mijë sipërmarrësish potencialë: në lojë janë 1.25 miliardë euro deri në 2025 nga Fondi për Zhvillim dhe Vazhdimësi. / Monitor / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy