Aministia Fiskale, Ibrahimaj zbulon si do të aplikohet: Do ketë afat 9 mujor

Aministia Fiskale, Ibrahimaj zbulon si do të aplikohet: Do ketë afat 9 mujor

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj gjatë prezantimit të projektligjit për Amnistinë Fiskale, tha se amnistia do të aplikohet për nëntë muaj dhe është e para e këtij lloji, e plotë, pasi të mëparshmet kanë qenë të pjesshme dhe kanë patur fokus vetëm faljen e detyrimeve tatimore.

Ibrahimaj dha detaje se si do të aplikohet kjo amnisti që parashikon legalizimin e shumës deri në 2 milion euro. Ndwr tw tjera ajo shpjegoi se në drejtorinë e Tatimeve do të krijohet një zyrë e njësisë fiskale.

Kjo njësi do të analizojë të gjitha kërkesat brenda një afati 5 ditor dhe më pas subjektet e kualifikuara do të nisin procedurat me bankat, ku do të paguajnë edhe një normë tatimore.

Ky projektligj ka një sërë avantazhesh. Ai propozon që ne të diskutojmë dhe analizojmë premisat. Synon të ketë një afat 9 mujor zbatimi. Subjektet janë individë, janë edhe individë rezidentë tatimorë edhe nëse nuk janë shtetas shqiptar. Është parashikuar një kufi prej 2 milion eurosh. Në zbatim të këtij ligji te tatimet do të krijohet një zyrë e njësisë fiskale. Kjo zyrë do të analizojë të gjitha kërkesat që do të vinë nga subjektet. Në përfundim të afatit 5 ditor administrata do të jap një vërtetim nëpërmjet të cilët subjektet do ti drejtohen për të paguar një normë tatimore. Është 7% për katër mujorin  parë dhe 10% për të dytin. Në përfundim administrata tatimore do të japë një certifikatë ku do të jenë legalizuar këto para apo asete.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy