Bashkimi Evropian është një familje dhe si në çdo familje ka probleme, megjithatë transparenca me të cilën evropianët funksionojnë e bën më të lehtë zgjidhjen e tyre.
Kështu shprehet amabasadorja e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, në një bisedë me gazetaren Blerina Goce për emisionin « EuropeIN », ndërsa flet për krizën me të cilën përballet Bashkimi Evropian në situatën e pandemisë.



