
Bajamet janë aleate për shëndetin e zorrëve.
Një grusht bajamesh në ditë (rreth 56 gramë) ka efekt të dobishëm në shëndetin e zorrëve duke forcuar mikrobiomën ose popullsinë mikrobakteriale që e bën zorrën e trashë të funksionojë. Bajamet gjithashtu do të ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Këto janë përfitimet që dolën nga një studim i ri nga King's College në Londër, i botuar në Amerikan Journal of Clinical Nutrition.
Në fund të studimit doli se nivelet e “butiratit” ishin shumë më të larta te subjektet që merrnin çdo ditë bajame në çdo formë. “Butirati energjizon qelizat që rreshtojnë zorrën e trashë, nxit përhapjen e mikrobeve të zorrëve që e bëjnë zorrën e trashë të fortë, parandalon inflamacionin dhe ndihmon në përthithjen e lëndëve ushqyese”, theksuan studiuesit.
Konsumimi i bajameve duhet rekomanduar për publikun pasi ka efekte të dobishme në metabolizmin bakterial të zorrëve, duke ndikuar kështu pozitivisht në shëndetin.
Kështu tha studiuesi Kevin Whelan.



