Të zhdukur prej dy javësh/ Familjarët protestojnë para Policisë Sarandë: Të zbardhet ngjarja!

Të zhdukur prej dy javësh/ Familjarët protestojnë para Policisë Sarandë: Të zbardhet ngjarja!

Të afërmit e 46-vjeçarit Fatmir Sulovari, i zhdukur prej 17 ditësh bashkë me shtetasin Leonard Theodhorin, kanë protestuar këtë të shtunë para komisariatit të Policisë Sarandë.

Ata kërkojnë që policia të zbardhë detaje nga zhdukja e tyre, ndërsa janë shprehur se atyre mund t’u ketë ndodhur diçka. Familjarët thonë se policia duhet të gjejë trupat për t’i varrosur dhe se nuk duan të dinë kush janë autorët dhe se hetimet ia lënë në dorë Policisë së Shtetit.

Nëse të marr unë peng, të fus në makinë, a do vijë shteti? Pse nuk vjen për djalin tonë? Nuk duam ta dimë kush e ka vrarë, ai që e ka vrarë të dalë para drejtësisë të marrë dënimin që meriton. Kaq duam ne”, shprehet një prej tyre. 

Disa ditë më parë, motra dhe nëna e Leonard Thodhorit kanë kërkuar që shteti të marrë masa për gjetjen e tij duke aluduar se zhdukja e tij lidhet edhe me shitjen e disa prej tokave që i kishte në pronësi.

Kush janë të zhdukurit:

1. Leonard Theodhori, 46 vjec i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjec. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy