Shuhet në moshën 60-vjeçare Diego Maradona (VIDEO)

Shuhet në moshën 60-vjeçare Diego Maradona (VIDEO)

Ndërron jetë futbollisti Diego Armando Maradona. Një arrest kardio-respirator i mori jetën në moshën 60-vjeçare.

Maradona ka pësuar një arrest kardiorespirator sot në mëngjes me orën lokale të qytetit të Tigres.

Vetëm pak ditë më parë, Maradona kishte kryer një operacion për mpiksjen e gjakut në tru, ndërsa më herët ishte prekur edhe nga koronavirus. Gjatë kësaj kohe është raportuar për ambulanca që qëndrojnë gjatë në shtëpinë e tij.

Pas operacionit në tru, në shtëpinë e Maradonës ka patur edhe personel mjekësor për ta mbajtur në vëzhgim.  

Golat më të bukur 

Maradona e nisi karrierën si profesionist te Boca Juniors përpara se të transferohej në Europë te Barcelona, me të cilën fitoi edhe një Kupë Mbreti. Më pas ai u bë një hero te Napoli, klub me të cilën fitoi edhe kampionatin italian.

Pas Napolit Maradona u rikthye sërish në Spanjë, por këtë herë te Sevillia dhe mandej shkoi në vendlindje, ku edhe mbylli karrierën me ekipin e Boca Juniors.

Me Kombëtaren argjentinase Maradona fitoi një Botëror në vitin 1986 si kapiten. Kompeticion nga i cili më pas mori edhe pseudonimin ‘dora e zotit’ për shkak se në çerekfinale eliminoi me këtë pjesë trupi Anglinë.

Nga Fifa ai është shpallur lojtari i shekullit 20, ndërsa për shumë opisionistë dhe sportdashës ai është ndër më të mirët në botë. Madje ka nga ata të cilët e konsiderojnë atë si më të mirin që ka parë bota e futbollit.

Por jeta e Maradonës ka qenë me shumë ulje-ngritje përtej fushave të lojës. Ai vinte nga një lagje e varfër e argjentinës dhe problemet e shoqëruan gjatë gjithë kohës. Menjëherë sapo fitoi Botërorin e 1986 për Maradonën filluan të dilnin lajmët për një fëmijë, djalë, të jashtëligjshëm. Diçka të cilën ai e mohoi për 30 vite.

Si të mos mjaftonte kjo në 1991 ai u kap me drogë si përdorues dhe u dënua me 2 vite burg. Më parë fjalë të tilla ishin përhapur, por mesa u mësua ai u ruajt nga klubi i Napolit, që në teste dërgonte futbollistë të tjerë.

Ajo që theu raportin mes tij dhe Napolit ishte ai eliminim i Italisë në vitin 1990 kur Maradona eliminoi ‘axurrët’ nga Botërori. Prej atij momenti ai u shndërrua në njeriun më të urryer të Italisë përfshirë edhe Napolin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy