
Pastori Paulin Vilajeti në MCNLive deklaroi se nuk mund atë ngatërrohet një krim me një mëkat, duke u shprehur se mëkati i homoseksualizimi s’mund të barazohet me krimin.
Ai tha se kisha nuk duhet të japë mesazhin e gabuar tek njerëzit, por dhe njerëzit nuk mund të kenë imazhin e gabuar të kishës sepse ajo nuk është bordello. Sipas tij, ata nuk mund të sjellin mëkatin në kishë, por duhet të çlirohen prej këtij mëkati.
Mendoj se ne nuk duhet të ngatërrojmë një krim me një mëkat dhe besoj se Papa “homoseksualiteti nuk është krim” e ka pasur si qëllim dhe duhet që kisha të mos japë mesazhin e gabuar të perëndisë te njerëzit sepse ndonjëherë nga mënyra se si predikohet duket sikur janë të përjashtuar nga kisha, por gjithashtu dhe njerëzit nuk mund të kenë imazhin e gabuar të kishës sepse ajo nuk është bordello. Ata në kishë nuk mund të sjellin mëkatin, por dushet të çlirohen nga mëkati. Një njeri që shkon në kishë për të çuar mëkatin atëherë këta njerëz nuk kanë lidhje me kishën, këtu fus çdo grup homoseksualësh, por mëkati i homoseksualizmit nuk mund të barazohet me një krim sepse në fund të fundit perëndia jashtë vullnetit të besimit i ka lënë njerëzit në vullnetin e lirë se si ai të jetojnë.
Më tej ai shtoi se nuk duhet të ngatërrojmë krimin me mëkatin dhe se Zoti e çliron njeriun nga mëkati.
Kisha nuk duhet t’i persekutojë njerëzit. Ne duhet të pranojmë qëkur ulemi të flasim me njerëzit për perëndinë nuk duhet ti paragjykojmë, thirrja është që ne tu afrojmë njerëzve dorën e perëndisë dhe atë të vërtetë që vjen nga shpëtimi i pranimit të Jezu Krishtit. Pastaj e pranojnë apo jo njerëzit është e drejtë e tyre. Ne jemi njerëz që s’mund të vendosim presion mbi njerëzit. Kisha është një vend e cila më parë predikohej nëpër sheshe dhe jo institucione dhe ky është një kurth ku ka rënë njerëzimi. Unë kam të drejtë ta predikoj fjalën e zotit në çdo vend dhe s’më intereson godina apo vendi ku jam. Shumë herë ne e heqim fjalën nga konteksti. Zgjedhja e njeriut është individuale, por s’mund të bëhet një presion ligjor mbi vlerën.



