
Me një vendim të gjyqtarit të GJKKO-së, Erion Çela, vetëm një ditë më parë ndaj Belinda Ballukut janë caktuar dy masa sigurie: pezullimi nga detyra dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit, çka nënkupton edhe bllokimin e pasaportës.
Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, e cilësoi çështjen të rëndësishme dhe të tillë që kërkon patjetër një interpretim nga Gjykata Kushtetuese.
Në një rast të tillë, është i domosdoshëm një interpretim kushtetues.
Tani, në një logjikë të re duhet të presim GJK. Lëvizja është liria më e madhe e njeriut.
Vijmë te masa, pezullim nga detyra. Masë që do një gjykim të Kushtetueses, sepse me këtë logjikë, mund të kesh në hetim gjysmën e qeverisë dhe i heq. Pastaj gjyqësori del mbi ekzekutivin.
Edhe neni 242, flitet për punonjës publik, kjo është politike. Nuk dua të them, por përderisa nuk ka ndodhur, dua një interpretim Kushtetues, jo nga avokatë që flasin për aryse politike, por duhet një përgjigje Kushtetuese. Pavarësisht me pezullimin, ne duhet të presim të dyja shkallët e gjyqësorit për të pritur një vendim. Duhet të presim për largimin e saj nga detyra ose jo.



