Presidenti Vladimir Putin planifikon të takojë Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA John Bolton.
Kjo është një tjetër takim mes tyre që nga koha kur Bolton vizitoi Moskën, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.
Lajmin për takimin e tyre e bëri vetë Kremlini, ku tha të premten se Putin planifikon të takohet me Bolton.
Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov citohet nga mediat vendase të ketë thënë se: "Ne po përgatitim një takim me presidentin Putin dhe presim që takimi të zhvillohet."
Bolton pritet gjithashtu të takohet me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov dhe sekretarin e Këshillit të Sigurimit Nikolai Patrushev, shkruan Reuters.
Bolton zhvilloi një vizitë në Moskë përpara se të ndodhte takimi i parë në Helsink mes Putinit dhe Trump në mes të Korrikut. Po gjatë asaj vizite këshilltari i Trump u takua edhe me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov.



