Ekzekutimi i dy motrave/ Gruaja e autorit: Ndihemi të kërcënuar, kërkoj mbrojtje nga shteti (VIDEO)

Ekzekutimi i dy motrave/ Gruaja e autorit: Ndihemi të kërcënuar, kërkoj mbrojtje nga shteti (VIDEO)

Gruaja e Përparim Ademit, 59-vjeçarit që ekzekutoi me breshëri kallashnikovi dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, ka folur për ngjarjen e rëndë. Në një prononcim për mediat, Vjollca Telo është shprehur se pas vrasjes së dyfishtë të kryer nga bashkëshorti i saj, ajo dhe familja ndohet e kërcënuar. Për këtë, Vjollca kërkon që të mbrohet nga policia.

Më tej, gruaja e 59-vjeçarit ka hedhur poshtë akuzat e familjarëve të dy viktimave për trafikimim fëmijësh, madje thotë se ka pasur marrëdhënie të mirë me këtë të fundit. Po ashtu ajo ka pohuar se e dinte për lidhjen që bashkëshorti kishte me dy motrat dhe e ka pranuar për të mos shkatërruar familjen.

Unë kam kërcënime në shtëpi, mi kanë ardhur gocës tre veta, burri i denoncoi. Unë kam kërkuar mbrojtje nga shteti, i kanë ardhur fëmijës që në mëngjes dhe e kanë bërë copë nga këmbët. Do të kërkoj mbrojtje nga policia dhe nga shteti dhe kërkoj që të iki nga ky vend ose të vijnë të më vrasin. Nuk janë të vërteta për trafikim fëmijësh, unë kam pas hyrje dalje me këto, e kam ditur që burri ka pas marrëdhënie e kam pranuar për të mos shkatërruar familjen. Unë kam ngrënë me to, kemi shkuar në Pogradec, kemi qenë në Greqi”, ka thënë ajo.

Më tej ajo ka thënë se nuk mendonte se bashkëshorti do të bënte një gjë të tillë. Vjollca tha se tre djem i kanë kërcënuar vajzën mëngjesin e sotëm, ndërkohë thekson se Përparimi le të marrë dënimin që meriton.

Unë nuk di asgjë, nuk mendoja se burri mund ta bënte një gjë të tillë ai ishte personi më i mirë në botë. Ai nuk ka patur asnjë problem. Kam tre fëmijë, dy goca dhe një çun. Nëse nuk më marrin në mbrojtje do të largohem. Nuk dua që ta nxjerr djalin. Policia na ka marrë në mbrojtje. Kam pas kërcënime, sot ma kanë ndaluar tre çuna, gocën, ishin me maskë. Burri e bëri këtë dhe le të marrë dënimin që meriton. Mua më vjen keq për ato të dyja. Bashkimi ka qenë prezent me mua dhe e ka ditur ngjarjen”, u shpreh ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy