Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, do të vizitojë Shqipërinë në datat 15-16 mars për të marrë pjesë në takimin e 12 të Stabilizim-Asociimit mes BE dhe Shqipërisë. Por ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, thotë se është e vështirë të parashikohet sa do të zgjasë procesi i negociatave, pasi Shqipëria ka ende shumë për të bërë.
Nuk mund të japim një datë, sepse akoma në substancë negociatat nuk kanë filluar. Vetëm kur të shohim rritjen e tyre mund të japim një parashikim. Kemi kapitujt 40-43 që kanë të bëjnë me çështjet e të drejtave të njeriut, ku Shqipëria ka problematikë të theksuar. Është një screening ku ata të vënë para pasqyrës dhe të thënë çfarë ke bërë dhe çfarë nuk ke bërë. Është një proces të cilit Shqipëria nuk i shpëton me manovra, por vetëm me përmbushjen e të gjithë kapitujve që përmban marrëveshja. Është sita e fundit.
Milo e përjashton mundësinë e rikthimit të regjimit të vizave për Shqipërinë, por shton se vizita e Borrell është një moment i përshtatshëm për të dhënë mesazhe të qarta për qeverinë shqiptare.
Nuk besoj të arrihet deri aty. Ka shumë çështje të tjera që do të jenë prioritare. Është momenti që nëse Brukseli ka vërejtje ndaj qeverisë shqiptare, vizita e Borrell në Tiranë është rasti për të dhënë mesazhe të qarta.



