Administratori i pallateve dhe pronave, Isidor Koti, për hapësirat e përbashkëta në pallate dhe kryesisht në tarraca, thotë se hapësirat e përbashkëta nisin nga themelet deri te tarraca.
Duke folur për “MCN Economy”, ai deklaroi se tarraca është një ambient i përbashkët sipas ligjit të bashkëpronësisë.
Kur bëhet një ndërhyrje në bashkëpronësi, duhet marrë doemos edhe firma e banorëve.
Në rastin e shtesave të katit bëhen projekte me studio të specializuara, aplikimi për të marrë leje dhe bashkë me këtë duhen edhe firmat e banorëve.
Nëse nuk firmos shumica dërrmuese e banorëve, nuk mund të ndërhyhet në ambientet e përbashkëta.
Hapësirat e përbashkëta nëse i referohemi kontratave për të blerë një apartament, janë të shprehura qartë në kontratë porosie, cilat janë hapësirat e brendshme dhe hapësirat e jashtme dhe çdo gjë paracaktohet që në fillim se cilat janë hapësirat e përbashkëta, në tarracë apo në bodrume.
Por ka dhe hapësira të përbashkëta te pallatet e reja apo komplekset e banimit që nuk janë të përcaktuara qartë, nëpër korridore, shkallë, puse teknike.
Një problem në rastin e tarracave kur riparohet, nuk ka ndodhur që të ndihmojnë atë të katit të fundit.
Kjo bën që personi që jeton në katin e fundit të mos lejojë të tjerët që të vendosin një antenë, apo një panel diellor.
Nga ana tjetër sipërfaqet e apartamenteve nuk rezultojnë aq sa thuhet në certifikatë dhe për këtë marr si shembull banesën time, e cila nga 87 metër katror që rezulton në dokumente, faktikisht nuk është as 72 metra.
Këtu fusin jo mure, jo hapësirë e përbashkët.
Koti tha se në dhjetë vite eksperiencë si administrator i ka ndodhur vetëm një rast ku në një pallat në një rrugicë të Tiranës ku tarraca ishte bllokuar prej kohësh dhe braktisur, u njoftua IKMT me policinë bashkiake dhe u kthye situata në normalitet.



