Koronavirus në Wuhan: Nga rrugët pa njerëz deri te pishinat e stërmbushura

Koronavirus në Wuhan: Nga rrugët pa njerëz deri te pishinat e stërmbushura

Imazhe shqetësuese kanë ardhur së fundmi nga Kina ku tregohen qindra notarë të rinj që festojnë ngjitur me njëri-tjetrin, në atë që quhet shpesh vendlindja e pandemisë së koronavirusit.

Qindra njerëz shihen pranë njëri-tjetrit në parkun e pishinave në Wuhan ku besohet se nisi pandemia e Covid-19.

Fotografitë janë bërë në fundjave në kompleksin Wuhan Maya Beach Park dhe sugjerojnë se notarët se kanë harruar tashmë rrezikun e infeksionit. Të rinjtë shihen që qëndrojnë thuajse faqe më faqe, teksa ndjekin performancat dhe freskohen në nxehtësinë e verës.

Të tjerë shihen që përdorin komerdare e mjete të tjera zbavitëse, të cilat nuk kanë ku të notojnë prej turmës së madhe.

Në vend bllokada e epidemisë është hequr prej 8 prillit, kur virusi po bënte kërdinë në Evropë e në SHBA, shkruan BBC.

Shifra zyrtare e viktimave në Wuhan ishte rreth 3,000 por raportime të tjera thonë se ajo në të vërtetë ka arritur në disa dhjetëra mijëra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy