
Ilir Kalemaj tha në MCN Live se projektligji për “Lojërat e fatit” synon të sjellë transparencë më të madhe dhe të mbrojë lojtarët. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Kalemaj theksoi se është e rëndësishme që bastet të kontrollohen dhe të paguhen taksa.
Gati një dekadë pas debatit që inicioi kjo qeveri për aksionin ‘Fundi i Marrëzisë” doli që ishte e gabuar si masë pasi jo vetëm nuk e frenoi po çoi në luajtje në të zezë, pa taksa, është e mirëpritur fakti që do të rikthehen, në formën e basteve online jo me pika fizike që mund të jenë tunduese për të rinjtë.
Bastet online kanë funksionuar gjithë kësaj kohe. Kanë luajtur në Singapor, në vende të tjera . Problemi është të kontrollohen, të paguajnë taksa. Projektligji aktual synon të mbrojë transparencën dhe të ketë llogaridhënie më të mirë dhe të mbrojnë dhe lojtarët. Pra secila nga këto kompani të vendosë një shumë në dispozicion, pra nëse nuk do të jetë në gjendje të dëmshpërblejë lojtarët të paguajë shteti.
Kjo sjell trasnaprencë më të madhe, pagesën e taksave parandalimin e parave të pista. Këto janë elementë pozitiv të projekligjit të ri.



