Laçi dhe Vllaznia ndajnë pikët, dy gola të shënuar mes spektaklit

Laçi dhe Vllaznia ndajnë pikët, dy gola të shënuar mes spektaklit

Nuk ka prodhuar fitues sfida mes Laçit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 22-të në Superiore, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Një ndeshje e luftuar nga fillimi deri në fund nga të dyja skuadrat, që kërkuan fitoren.

Laçi kaloi në avantazh me Ujkën në minutën e 40-të, me anë të një penalltie.

Pikërisht ky 11-metërsh, shkaktoi polemika, me lojtarët e Vllaznisë që nuk ishin dakord me vendimin e arbitrit Eldorjan Hamitaj.

Pjesa e dytë nisi me gol, teksa ishte Alivoda, i cili i ndihmuar nga një devijim, shënoi dhe vendosi baraspeshën. Hamitaj akordoi një tjetër penallti për Laçin, por pas rishikimit në VAR, e anuloi.

Vllaznia në krahun tjetër, iu afrua golit të përmbysjes me Malën, por gjuajtja e këtij të fundit u ndal në shtyllë.

Me këtë barazim, Vllaznia mban vendin e tretë me 34 pikë, ndërsa Laçi renditet i gjashti me 27 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy