Efektivi i policisë Erjon Goxhara i cili dy ditë më parë plagosi me armë zjarri personin me të cilin dyshonte se bashkëshortja e tij kishte lidhje jashtëmartesore në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, është dorëzuar pasditen e sotme.
Policia e kryeqytetit njofton se në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën “Tish Daija”, sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç.
Goxhara e kishte ndjekur Lorenc Kostën, personin të cilin gruaja e tij e kishte koleg te Enti Rregullator Energjetik dhe pasi e hasi në rrugë, e qëlloi me armë zjarri në pjesën intime dhe në këmbë disa herë me plumba.
Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.



