Baçi: Shqetësues koordinimi PS-PD për të mpakur SPAK-un. Deklaratat e Ramës, presion për Prokurorinë e Posaçme (VIDEO)

Baçi: Shqetësues koordinimi PS-PD për të mpakur SPAK-un. Deklaratat e Ramës, presion për Prokurorinë e Posaçme (VIDEO)

Analisti Agim Baçi duke komentuar fjalën e mbajtur nga kryeministri Rama në Selanik, tha në MCN Live që është shqetësues koordinimi në ajër mes PS dhe PD për mpakjen e punës së SPAK-ut.

Sipas Baçit, Rama po i bën presion SPAK-ut para zgjedhjeve që mos bëhen arrestime. Po ashtu analisti vë re një tërheqje të Ramës sa u përket deklaratave të mëparshme që reformën në drejtësi e ka bërë PS dhe jo Amerika. 

Janë mbi 800 mijë shqiptarë që jetojnë atje dhe kryeministri shqiptar është i pari që duhet të ulë gjakrat, që mirë që s’i mbajtëm këtu, por të paktën atje ku jetojnë të mos mbajnë peshën nacionaliste, që t’i ke nevojë për zgjedhjet e tua këtu. Ajo që më shqetësoi dje ishte raporti me SPAK-un. Më duket sikur pati një tërheqje nga ajo që tha që ‘Amerika ka bërë Ndoc Rrokun në lidhje me drejtësinë’. Në Selanik tha që edhe ata kanë qenë mbështetje e madhe. Amerikanët e dinin mirë që do bënin një reformë, që do haste këtë lloj vështirësie që po shohim sot. Më shqetëson që duket sikur i ngre topin opozitës, që SPAK-u është i Ramës, duhet të zhbëhet. Më shqetëson ky koordinim në ajër i dy palëve, që duan ta mpakin punën e SPAK-ut. Po u bënë dy palët bashkë mund të ndryshojnë gjithçka siç kanë ndryshuar. Unë mendoj se para zgjedhjeve Rama po i bën presion SPAK-ut që mos bëjë arrestime para zgjedhjeve, duke i thënë që ne u kemi bërë, por edhe u zhbëjmë”.

“Baçi tha ndër të tjera që ILDKPI nuk e ka bërë punën si institucion, dhe nuk ka qenë transparente me pasuritë e zyrtarëve të lartë

.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy