KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Shkodrës, kandidon për t’u bërë pjesë e Apelit të Posaçëm

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Shkodrës, kandidon për t’u bërë pjesë e Apelit të Posaçëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Shkodrës, Irida Kacerja, ndërsa është dërguar për inspektim lidhur me disa çështje gjyqësore. Vendimi u shpall nga trupa e drejtuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtare Genta Tafa Bungo.

Seancën dëgjimore, gjetjet e KPK ndaj gjyqtares ishin pozitive për pastërtinë e figurës dhe pasurinë e subjektit. Ndërkohë, për kriterin e tretë, KPK ngriti pretendime mbi profesionalizmin dhe etikën e gjyqtares, kryesisht të bazuara në një seri denoncimesh të ardhura në Komision për çështje të shqyrtuara nga subjekti dhe një raport inspektimi paraprak të bërë nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Sipas relatores Etleda Çiftja, denoncimet kishin ardhur në KPK nga qytetarë të ndryshëm, një grup gjyqtarësh të Gjykatës së Shkodrës dhe në një rast nga një ish-inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili kishte përpiluar raportin paraprak ndaj subjektit në vitin 2011.

Kacerja e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008. Nga viti 2007 deri në vitin 2012 ajo ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga viti 2012 deri në vitin 2015, Kacerja ka punuar si këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë, ndërsa pas vitit 2015 është rikthyer në Gjykatën e Shkodrës. Ilda Kacerja është kandidate për Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy