Michael Barnier konfirmon kandidimin në zgjedhjet presidenciale në Francë

Michael Barnier konfirmon kandidimin në zgjedhjet presidenciale në Francë

Michel Barnier, negociatori i Bashkimit Evropian për Brexit, ka njoftuar se do të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale në Francë.

Barnier tha se do të kandidojë në zgjedhjet të cilat do të mbahen në prill të 2020 krahë të “Les Républicains “.

"Kohët që na presin janë kohë kërkuese dhe serioze dhe bota përreth nesh është një botë e rrezikshme," tha Barnier në kanalin francez TF1.

Ndërsa tha se në Francë ka "shumë vuajtje dhe shumë padrejtësi", ai shtoi se ishte i vendosur të ishte president i "një France të bashkuar".

Politikani 70-vjeçar është i njohur në Evropë për negocimin e marrëveshjes së BE-së për divorcin e Brexit.

Prej muajsh ka pasur spekulime se ai do të kandidojë për president në Francë. Në maj, ai botoi një libër rreth negociatave për Brexit.

Barnier ka pasur një karrierë të gjatë në politikën evropiane dhe franceze.

Ai shërbeu si ministër i jashtëm i Francës kur Presidenti Jacques Shirak ishte në pushtet, si ministër i bujqësisë kur Nikolas Sarkozy ishte President dhe si ministër i mjedisit kur François Mitterand ishte President i vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy