Grupi kriminal i inceneratorit, Lala: Kanë pastruar 20 milionë euro offshore

Grupi kriminal i inceneratorit, Lala: Kanë pastruar 20 milionë euro offshore

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetarja Klodhiana Lala u ndal te masat e sigurisë ndaj tetë personave, në kuadër të hetimeve të SPAK për inceneratorin e Tiranës. Lala tha se hetimet tregojnë se janë dërguar offshore rreth 20 milionë euro.

Prokuroria ka firmosur masa ndaj disa personash, që prokuroria thotë se kanë ngritur grup kriminal dhe kanë pastruar 20 milionë euro.

Deri tani janë marrë rreth 100 milionë euro, ndërkohë inceneratori nuk ekziston. Prokuroria thotë se Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto e drejtojnë grupin kriminal dhe përmes bashkëpunëtorëve të tij kanë pastruar para duke i çuar në offshore.

Ilir Dedja, është hetuar nga autoritetet e huaja. Ndodhet në Zvicër ku jeton bashkë me familjen. U bë i njohur kur shpërtheu skandali në Zimbabve, tentativë për inceneratorët atje. Dedja është garantor i qirasë së partneres së Ahmetaj në Zvicër.

Personat e tjerë janë tre shtetas të huaj, njëri italian dhe dy te tjerët mbajtës të pasaportave holandeze.

Është Marc Lapat, administrator i Geogenix dhe Michael Druijts, të dy me pasaporta holandeze. Është shpallur në kërkim Giuseppe Cafaglione, administrator i inceneratorit të Tiranës.

Janë Denisa Tolkuçi, Dashamir Ymeraj dhe Endrit Habilaj, të shpallur në kërkim.

Sipas prokurororisë, përmes kompanive të ndryshme kanë kaluar në offshore një shumë prej 20 milionë euro.

Por kjo dosje, është thejsht për pastrimin e parave, jo për procedurat.

Pra hetimi për zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, apo zyrtarë të tjerë të lartë, janë duke vijuar. Nëse hyjmë te teknikalitetet, kompani të hetuara, janë zinxhirë kompanish.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy