Ndalohet reklama “seksiste” e Calvin Klein, gruaja portretizohet si objekt

Ndalohet reklama “seksiste” e Calvin Klein, gruaja portretizohet si objekt

Seksiste, të papërgjegjshme dhe fyese. Kështu e ka portretizuar Autoriteti Britanik i Standardeve të Reklamimit këtë poster të kompanisë së veshjeve Calvin Klein, pjesë e një fushate promovuese për veshjet intime të këtij sezoni.

Posteri ku shfaqet këngëtarja 36-vjeçare FKA Twigs tregon modelen të veshur me një këmishë xhins që është paksa e tërhequr lart, duke zbuluar anën e të pasmeve dhe një pjesë të gjoksit të saj.

Pas ankeseva posteri u ndalua të shfaqej për reklamim, ndërsa vetë  Autoriteti Britanik i Standardeve të Reklamimit dha këtë shpjegim.

Ne ndjemë se kompozimi i imazhit i bën shikuesit të fokusohen tek trupi i modeles dhe jo tek rrobat që reklamohen. Reklama përdori nudo dhe u fokusua në tiparet fizike të FKA Twigs dhe jo në veshje, deri në atë masë sa e portretizonte atë si një objekt stereotip seksi.

Reagimet për këtë ndalim kanë qenë të shumta. Nga ana e saj, kompania theksoi se pjesët e diskutueshme të trupit të modeles ishin gjithsesi të mbuluara, ndërsa vetë artistja thotë se nuk e sheh veten siç e kanë etiketuar.

Unë shoh një grua të bukur dhe të fortë me ngjyrë, trupi i pabesueshëm i së cilës ka mposhtur më shumë dhimbje sesa mund ta imagjinoni. Unë jam krenare për fizikun tim dhe e mbaj artin që krijoj sipas standardeve të grave si josephine baker, eartha kitt dhe grace jones, të cilat thyen barrierat dhe promovuan një sensualitet unik. Nuk kam pse të ndryshoj narrativën time.

Në këtë fushatë këngëtarja 36-vjeçare kërcen dhe pozon e veshur me… të brendshme me etiketën “Calvin ose asgjë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy