Në Kosovë, në 24 orë janë regjistruar 118 raste të reja me Covid-19. Rastet në fjalë kanë dalë nga 828 testime të kryera.
Brenda 24 orëve janë raportuar tri raste vdekjeje me SARS CoV-2 (një rast nga Spitali i Përgjithshëm Gjilan, një rast nga Spitali i Përgjithshëm Pejë dhe një rast nga Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK).
Në Kosovë, numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 17 009, ndërsa janë regjistruar 656 raste vdekjeje.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 50 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14 716 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 637.



