Koreja e Jugut ka mbajtur stërvitje ushtarake pranë kufirit të saj të fortifikuar tokësor me Korenë e Veriut.
Bëhet fjalë për stërvitjet e para të këtij lloji që kur Seuli pezulloi një marrëveshje të vitit 2018 me Veriun, e cila synonte uljen e tensioneve ushtarake në fillim të qershorit.
Stërvitjet e Koresë së Jugut mund ta shtyjnë Phenianin të ndërmarrë veprime provokuese në zonat kufitare.
Stërvitjet të parat që u zhvilluan në tokë pas normalizimit të aktiviteteve pas pezullimit të plotë nga qeveria të marrëveshjes ushtarake të 19 shtatorit 2018, u fokusuan në forcimin e gatishmërisë së artilerisë dhe aftësisë për t’u përgjigjur në rast të provokimeve të armikut.
Tani e tutje manovrat e artilerisë dhe trajnimi i njësive të manovrimit në zonat kufitare do të zhvillohen rregullisht.
Kështu njoftoi Ushtria e Seulit me anë të një deklarate.

Masa vjen gati një muaj pasi Koreja e Jugut vendosi të pezullojë marrëveshjen ushtarake ndër-koreane të vitit 2018 më 4 qershor, pas fushatave të balonave të mbushura me mbeturina të dërguara në Jug nga Koreja e Veriut dhe përpjekjeve të Phenianit për të ndërprerë sinjalet GPS pranë ishujve kufitar.
Që nga fundi i majit, Koreja e Veriut ka lëshuar më shumë se 2000 balona të ngarkuara me pleh organik, përfshirë mbetjet njerëzore, në përgjigje të fletëpalosjeve kundër Phenianit të dërguara në Veri nga dezertorët dhe aktivistët nga Jugu.



