Inceneratorët/ Basha: SPAK-u të bëjë detyrën! Makinat e policisë të mbushen me zyrtarë të prangosur

Inceneratorët/ Basha: SPAK-u të bëjë detyrën! Makinat e policisë të mbushen me zyrtarë të prangosur

Në fjalën e mbajtur sot në Kuvend kreu i PD Lulzim Basha i shprehu mbështetjen punonjësve të SPAK e BKH, që sipas tij mund të jenë nën presionin e Ramës dhe të pandehurve të aferës së inceneratorëve.

Basha iu kërkoi punonjësve të SPAK që të bëjnë që makinat e policisë të mos kthehen natën bosh, por me zyrtarë të prangosur për “vjedhjen e shekullit”.

"Komisioni Hetimor Parlamentar i cili para syve të gjithë shqiptarëve u bllokua me urdhër të Edi Ramës dhe u zhbllokua si rezultat  i qëndresës të Partisë Demokratike dhe I qëndresës së aleatëve tanë investimi I të cilëve për të kapur  drejtësinë i keni futur shkopa nën rrota dhe vazhdoni ta bëni. Ndaj paradoksi i dikujt që duhej të ishte para drejtësisë është  është mbi drejtësinë do të zgjasë edhe pak, por qëndrimi ynë është i qartë. Nga njëra anë çdo punonjës i SPAK dhe i BKH-së që është në presion direkt nga Edi Rama dhe të pandehurit potencialë të tjerë të aferës së inceneratorëve duhet ta dijë se ka mbështetjen e Partisë Demokratike dhe të opozitës në shkuarjen deri në fund të kësaj afere, se ka mbështetjen dhe  kërkesën e taksapaguesve shqiptarë për investimin që kanë bërë në mbrojtjen e tyre bashkë me aleatët tanë euroatlantikë dhe ngritjen e tyre në nivelin e paketës financiare dhe paketës së mbështetjes në nivele të panjohura për Ballkanin.
Zonja dhe zotërinj të SPAK-ut bëni detyrën e tuaj. Komisioni Parlamentar i ka nxjerre hapur fajtorët e vjedhjes së shekullit mos i lini makinat e policisë të kthehen në mes të natës bosh, por kthejini me zyrtarët me pranga në duar nga i pari tek i fundit!", tha Basha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy