Dëborë në pranverë/ Gjoni: Fundjava pa reshje shiu, temperaturat pësojnë rënie të lehtë (VIDEO)

Dëborë në pranverë/ Gjoni: Fundjava pa reshje shiu, temperaturat pësojnë rënie të lehtë (VIDEO)

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga vranësira shoqëruar me reshje të lehta shiu dhe dëbore në zonat malore duke sjellë dhe rënie të lehtë të temperaturave. 

 

Lidhur me këtë situatë meteorologia Anira Gjoni në një lidhje me’ MCN Live’ ka bërë një parashikim dhe për ditët në vijim ku shprehet se gjatë fundjavës do të kemi një ndërprerje të këtyre reshjeve dhe se uljet e temperaturave do të vijojnë të ndjehen lehtë vetëm në vlerat minimale.

 

Do të kemi prezencë të vranësirave në fundjavë, rikthim të reshjeve të dobëta të dielën por lokale, ndërkohë që sa i takon ditës së sotme dhe nesër pritet të kemi ndërprerje të reshjeve që kanë vijuar këto dy ditë me intensitet të dobët, si dhe në formë dëbore në zonat malore. Të shtunën do kemi prezencën e kthjellimeve të herë pas hershme, ndërsa e diela do rikthejë reshjet e dobëta por do të jenë lokale.

 

Sa i përket temperaturave rënie kanë pësuar ato minimale. Nesër pritet që në bregdet të jenë 10, në malorë minus 2 gardë, ndërsa ato maksimale në bregdet 16, në zonat e ulëta 15 dhe në ato malorë deri 11. Nuk pritet të kemi shtresa të konsiderueshme dëbore pasi janë reshje të dobëta. Do kemi prezencë të gjurmëve të lehta por këto mbi lartësitë 1 mijë metra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy