
Alarmi dhe pasiguria prej tërmeti vazhdon t'i mbajë shqiptarët të tensionuar e në ankth.
Ndërkohë që janë regjistruar lëkundje gjatë gjithë natës dhe ditës, tërmeti me magnitudë më të lartë u regjistrua para më se një ore.
Sipas të dhënave që paraqet IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) tërmeti që ndodhi rreth orës 15 pati magnitudë 5.3 ballë me epiqendër detin Adriatik, në Veri të Kepit të Rodonit me koordinata 41.67° në veri dhe 19.38° në lindje. Thellësia e tij qe 35 km.
Mjaft nga mediat kryesore ndërkombëtare e kanë pasqyruar menjëherë.



