Deputetja e PS-së Pranvera Resulaj në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar për përplasjet në komisionet hetimore mes maxhorancës dhe opozitës.
Ajo tha se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë që maxhoranca të injorojë opozitën, por kjo e fundit është e paqartë në atë që kërkon. Sipas saj duhet të kuptojmë se diskutimet bëhen duke u përballur dhe jo duke i injoruar.
Nuk ka ndodhur ndonjëherë që ne të injorojmë opozitën dhe kjo e fundit s’mund ta kërkojë tek ne këtë sepse e njëjta situatë ndodhte dhe kur ata nuk paraqiteshin dhe ushtronin detyrën normalisht. E njëjta gjë ndodh dhe me komisionet hetimore, s’ka arsye pse maxhoranca të injorojë opozitën në kushtet kur jemi ulur në tryezë. Nuk mendoj se është problem i maxhorancës, do të ishte e drejtë që të qëndrojmë në llogore të maxhorancës dhe opozitës, por në respekt të qytetarëve duhet të kuptojmë se diskutimet bëhen duke u përballur dhe jo duke i injoruar. opozita është e paqartë në atë që kërkon. Po ti kishte dietë e qarta do kishte më shumë normalitet komunikimi.
E pyetur se në çfarë faze janë diskutimet për kodin zgjedhor, Resulaj tha se nuk duket se ka ndonjë zhvillim të dukshëm.
Të jem e sinqertë nuk duket se ka ndonjë zhvillim të dukshëm, por ka njëlloj dakordësie që palët do ulen në tryezë. Është krijuar një grup që do merret me shqyrtimin dhe konsultimin e kësaj reforme sepse siç dhe dihet është parlamenti ai që do vendosë me votë, por e rëndësishme është që ky grup do ulet në tryezë. Është krijuar ky grup po s’ka ndonjë zhvillim të mëtejshëm që të tregojë se ka avancuar në diskutimet të mëtejshme. Jam besimplotë se do të ketë zhvillime pozitive.
Ndërsa sa i përket një mundësie për dështimin e votës së diasporës, ajo tha se beson se kjo votë nuk vjen jo për shkak të mungesës së vullnetit politik, por problemi qëndron pikërisht te infrastruktura dhe probleme të karakterit teknik.
Ndoshta do të jetë në gjykimin tim e vështirë të arrihet kjo votë e diasporës në këtë periudhë kohore, por mbetet të diskutohet nga komisionet dhe grupet që janë për këtë. Një kod i ri në situatën ku janë palët politike duket pak e vështirë sepse një kod i ri zgjedhor do donte një dakordësi, por e rëndësishme është për një dakordësi të mundshme brenda këtij kodi zgjedhur.



