Eduard Elezi, ekspert energjetik tha në studion e MCN Informacion se Shqipëria nuk ka asnjë përfitim nga projekt i TAP-it dhe se shërben vetëm si rrugë kalimi që gazi të transmetohet në Shqipëri.
Nuk ka asnjë përfitim Shqipëria, në lidhje me furnizimin e vendit. Ne nuk kemi asnjë kontratë në lidhje me marrjen e këtij gazi nga ky tubacion. Është rrugë kalimi që ky gaz të transmetohet në Itali. Asnjë benefit tjetër nuk ka Shqipëria. Ka një exitpoint në Seman, Shqipëri mund të bëhet pjesë e kontratave për marrjen e këtij gazi por me qenë se ne nuk kemi një studim për sasitë që duhen kontraktuar, sepse sasitë kontraktohet në fillim të vitit.
Përderisa nuk ka, Shqipëria nuk është bërë pjesë e kontratave, shërben si rrugë kalimi.
Lavdosh Feruni, ekspert mjedisi thotë se jo vetëm që vendi nuk ka përfitime nga TAP-i, por rrezikon që të ndodhë bllokimi nga karboni.
Ne nuk kemi përfitime nga TAP-i se duhet të kishim përfitim, sa kohë kalon nëpër Shqipëri. Problematike është se mund të kemi humbje në të ardhmen. Humbje gjigande, do thoja. Gazi ikën i gjithi në Itali. Në periudhën e nfërtimeve janë bërë disa kompensive ndaj fermerëve në tokat ku ka kaluar TAP-I. Janë bërë dhe takime me publikun.
Ajo që nuk është diskutuar është çështja që ne duhet të merrnim si vend, por marrëveshje të tilla politike që Shqipëria është përjashtuar. Ky është përjashtim që ka ndodhur. Problemi është si të parandalojmë një humbje të madhe që është projektuar deri tani.
Në planet e qeverisë, por edhe në programet elektorale të opozitës ka akoma projekte për gazifikimin e Shqipërisë. Për tecin në Vlorë, për ta bërë në gaz, për tecin e famshëm lundrues që është një aferë e vërtetët. Duhet ta kthesh në gazë. Para ca ditësh ishte kompania azerbajxhanase për gazifikimin e Korçës, ka filluar këto ditë Bashkim Ulaj me tecin e Roskovecit, po lëviz një gjë që nëse lejohet të lëvizë Shqipëria do e vuajë tmerrësisht në 30 vitet e ardhshme. Do ndodhë bllokimi nga karboni. Çështja kyçe e këtij bllokimi që mund të ndodhë është se ndërkombëtarët si puna e TAP-it kanë rregullat e tyre, që Shqipëria i ka miratuar, fatkeqësisht, që është rregullorja “merre gazin ose paguaj”. Shqipëria nuk ka shanse t’i vërë në punë nëse i ndërton këto tece. Shteti shqiptar do duhet të paguajë koston e madhe që nuk e merr gazin, por duhet ta paguash se kështu është ligji. Ajo që po përgatitet është katastrofë e jashtëzakonshme.



