
Eksperti fiskal, Eduard Gjokutaj në studion e MCN Economy ka komentuar lidhur me prodhimin e kriptomonedhave për të cilat u shpreh se paraja virtuale janë një ofertë e kërkuar nga qeveria.
Ai tha se që nga periudha e propozimit ajo nuk është vendosur në zbatim, por vetëm janë studiuar, janë si projekte pilote, madje as vendet e rajonit ende nuk e kanë miratuar atë.
Kriptomonedhat në historikun e tyre janë para virtuale që synon që përmes përshkallëzimit teknologjik të bëhet një mënyrë më e lehtë për transaksionet e përditshme. Kjo është një ofertë e hedhur në tregun financiar, e kërkuar nga qeveria dhe jo nga biznesi. Nisur nga kjo nga 2020 e cila është periudha që qeveria e propozoi, në këto dy vite nisur nga kjo ata e kanë pilotuar deri tani si shumë vende të tjera dhe se kanë futur në zbatim menjëherë. Asnjë nga vendet e rajonit se kanë futur në zbatim, por janë projekte pilote janë duke e studiuar.
Gjokutaj deklaroi se Shqipëria ka mungesë të kushteve për të zbatuar ligjin e kriptomonedhave. Sipas tij ne jemi në kushtet që ky ligj bëhet jo efektiv për ekonominë.
Qeveria e propozoi dhe miratoi me disa argumente më së shumti për të futur para më të gatshme dhe nga ana tjetër për ti dhënë zhvillim tregut financiar dhe në ekonomi. Mungesa e kushteve për ta zbatuar këtë ligj, në një ekonomi që gëlon nga informaliteti e bën këtë ligj që të përkthehet në një problem për shtetin. Duke qenë i tillë ai ligj hap disa kanale gri që futet në ekonomi, lidhur kjo për pastrimin e parave. Bursat e kriptomonedhave janë bursa të lëvizshme që në botën virtuale të jashtme po bëhet kërdia me abuzimet. Dhe në këtë mënyrë kur se kontrollojnë dot shtetet e tjera më të mëdha dhe të zhvilluara, Shqipëria se kontrollon dot fare.
Ndër të tjera ai theksoi se situata është e tillë që mungesa e operatorëve ishte pjesa e dëshiruar e qeverisë për para.
Raportet për pastrimin e parave, raporti i fundit nuk ka asnjë rast të përmendi kriptomonedhat përveç atyre që trajnohen. Po të shohësh tatimet dhe doganat nuk janë të përgatitura fare për këtë lloj biznesi. Të gjitha këto duke munguar nuk po flasim për një vëmendje të shtetit, por për një dëshirë të shtetit për të futur para dhe në këtë mënyrë ekonomia informale mund të kontrollojë atë formale.



