Pedagogu në Institutin e Studimeve Evropiane, Ermir Gjinishi, komenton ndërprerjen nga CIA të ndarjes së të dhënave të inteligjencës me Ukrainën.
Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se shefi i CIA-s njoftoi ndërprerjen e shkëmbimit të të dhënave të inteligjencës edhe në fushën ushtarake.
Në këtë drejtim sqaroi se në bazë të të dhënave të inteligjencës ndërtohet edhe strategjia e bashkëpunimit ushtarak dhe politik.
Në këtë drejtim shtoi se administrata e Donald Trump ka rritur presionin ndaj administratës ukrainase të Volodymyr Zelensky.
Kjo vjen fill pas takimit katastrofë Trump-Zelensky.
Zelensky ka rënë dakord për marrëveshjen e metaleve të rralla, por ka kërkuar garanci për çështjet e sigurisë.
Kjo ndezi fitilin, se palës amerikane ju duk si kushtëzim.
Por edhe pas takimit Zelensky konfirmoi gatishmërinë për të bërë një marrëveshje të tillë.
Trump është jashtëzakonisht i drejtpërdrejtë, e ka anashkaluar maskën e diplomacisë.



