
Afër 300 qytetarë serbë u tubuan para një objekti që ishte përdorur nga komuna paralele serbe në Mitrovicë të Veriut këtë të hënë, duke thënë se po përpiqen që të kthehen në punë.
Tubimi vjen disa ditë pasi sipas autoriteteve të Kosovës në këto institucione ushtrohej aktivitet që cenonte kushtetutshmërinë dhe ligjet e vendit.
Këtë vendim, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, e sheh të drejtë por me metodologji të gabuar.
Në një intervistë për MCN lajme, Berisha thotë se mbyllja e institucioneve paralele në Kosove është pjesë e çdo marrëveshjeje të mëparshme porse Kurti gaboi duke vepruar vetëm dhe pa koordinim me aleatët.
Vendimi i qeverisë Kurti, është i drejtë, në harmoni me frymën e marrëveshjeve ndërkombëtare që ka arritur Kosova që nga viti 2013, ku është tregues se Kosova duhet ta shtrijë sovranitetin dhe ligjshmërinë e saj në ato dimensione të territorit të kufijve ekzistues siç është njohur nga SHBA dhe siç e ka në hartën e saj në flamur.
Vendimi është i drejtë, por metodologjia është e gabuar.
Një proverbë thotë se ‘nëse do të ecësh shpejt nisu vet dhe do përballesh më sfidat, por nëse do të mbërrish sigurt në objektiv duhet të nisësh bashkë më partnerë’.
Unë mendoj se pikërisht është kjo metodologjia e gabuar që bëri Kurti, nisja vetëm ecja pa aleatët e cila pastaj ka kosto tjetër. Mund të jetë e rrezikshme sepse të vazhdoje kontinuiteti i procesit është një temë tjetër, të krijohej një proces i ri në çështjen e shtrirjes së sovranitetit dhe shuarjes së organizmave paralele serb brenda territorit të Republikës së Kosovës, është objektivi i të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat e kane kaluar procedimin kushtetues.
Sipas Berishës, me gjasë veprimi i tanishëm i Kurti, po bëhet për efekte elektorale pak muaj para zgjedhjeve dhe si e tillë do të ketë pasoja ndërkombëtare për vendin.
Sot kemi vendimin e pakoordinuar me partnerët ndërkombëtar atje dhe është i kritikuar. Pse nuk u veprua kështu që në vitin 2020, 2021 kur erdhën në pushtet, pse menjëherë nuk u zbatuan si marrëveshje, sepse ato ishin valide.
Nëse e paska pasur kjo qeveri objektiv këtë qëndrim, pse se mori menjëherë sapo erdhi në pushte, pse e la tani disa muaj para zgjedhjeve, kur jemi në një situatë kritike kur gjeostrategjia ndërkombëtare ka ndryshuar, kur një Rusi është e interesuar që ta ketë një konflikt ne territorin e Evropës.
Marrëveshja finale dhe demarkimi i kufirit janë objektiv madhor i jonë dhe ndezja e këtyre konflikteve të vogla, si ura, dinari, pasaporta, ejt, kqëto vetëm sa krijojnë status-quo, siç na ka thënë DASH, është në dëm të Kosovës
Prandaj këto do duhej të bëheshin shumë më herët, nëse ishin për qëllim të mirë. Por fakti se këto bëhen disa muaj para se të hyjmë në zgjedhje atëherë por tregon se kemi të bëjmë me veprime populiste, prandaj edhe ndërkombëtarët e lusin Kurti, ‘jo tani; që nuk do të thotë të mos hapet ajo urë, sepse ajo është marrëveshje ndërkombëtare.



