Zbulohet dhe shfaqet për herë të parë në publik një skicë me laps e Van Gogh

Zbulohet dhe shfaqet për herë të parë në publik një skicë me laps e Van Gogh

Një vizatim i Vincent van Gogh ku shfaqet një i moshuar  në gjendje të rraskapitur është zbuluar së fundmi, konfirmon një muze kushtuar artistit. Studimi për njerëzit e lodhur u hartua në fillim të karrierës së artistit në 1882, sqaron Muzeu ‘Van Gogh’.

Skica ka qenë në koleksionin privat të një familje holandeze për më shumë se një shekull. Por të enjten, ajo u shfaq në muzeun e Amsterdamit për herë të parë.

Publiku do të jetë në gjendje ta shohë atë deri më 2 janar, para se të kthehet në koleksionin privat.

Vizatimi i vogël me laps, i nënshkruar "Vincent", përshkruan një punëtor të moshuar të veshur me një jelek, pantallona dhe çizme, të ulur në një karrige prej druri me kokën në duar.

"Ky nuk është parë kurrë më parë askund. Është hera e parë që ky vizatim del në dritë" tha Teio Meedendorp, studiues i lartë në Muzeun Van Gogh.

Ai i tha BBC -së se ishte "absolutisht e pamundur" të thuash se sa vlente. Drejtoresha e muzeut, Emilie Gordenker, tha se ekipi ishte "i kënaqur me këtë zbulim".

"Ne jemi shumë të lumtur që kemi dhënë një kontribut në fushën tonë të specializuar. Është shumë e rrallë që një vepër e re t'i atribuohet Van Gogh. Ne jemi krenarë që jemi në gjendje të ndajmë këtë vizatim të hershëm dhe historinë e tij me vizitorët tanë.

Pronari i veprës, i cili dëshiron të mbetet anonim, i kërkoi muzeut të përcaktojë nëse vizatimi mund t'i atribuohet Van Gogh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy