Rama i përgjigjet sekretares së brendshme britanike: I neveritur, ushqen ksenofobinë

Rama i përgjigjet sekretares së brendshme britanike: I neveritur, ushqen ksenofobinë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për BBC. Ai i është përgjigjur sekretares së Brendshme britanike Suella Braverman, e cila ka thënë se duhet përshpejtuar largimi i shqiptarëve nga Mbretëria e Bashkuar.

Rama tha termi ‘Pushtim’ i përdorur nga Braveman janë të çmendura dhe se e kishte të pamundur të mos reagonte. Sipas kreut të qeverisë, Braveman nuk nxit gjë tjetër veçse sjellje e ksenofobisë dhe se është i neveritur nga kjo lloj politike e Britanisë së Madhe.

"Nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e kockave të kurbanit dhe fajësimin e të tjerëve. Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienët apo gangsterët, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe krimin. Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program, nuk është një vizion. [Ajo] nuk është gjë tjetër veçse nxitja e ksenofobisë dhe synimi, veçimi i një komuniteti. Unë admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë."- tha Rama për BBC.

Më herët sekretarja e brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braveman ngriti alarmin për emigrimin e shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ajo e cilësoi si ‘pushtim’ nga shqiptarët që përshkojnë me varka kanalin e Lamanshit. Ajo shtoi se për këtë problematikë shumë të madhe duhet të gjendej një zgjidhje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy