Gjenerali Dedë Prenga analizoi në studion e MCN Informacion konfliktin Izrael-Iran. Ai tha se konflikti do të përshkallëzohet dhe krahas sulmeve ajrore, mes dy vendeve dhe SHBA edhe loja diplomatike është në kulmin e saj. Nga ana tjetër, sipas tij, brenda vetë vendit po krijohen kushtet që të pakënaqurit të rebelohen. Megjithatë, sipas tij, pa mbështetjen e SHBA është i pamundur rrëzimi i regjimit.
Nga data 13 që shënon fillimin e konfliktit, Izraeli ndërmori sulm të koordinuar me avionë dhe raketa, së bashku me Mosadin dhe agjenci të tjera sekrete në Iran. Izraeli është superior sa i përket ajrit. Këta vazhdojnë ta përgatisin në mënyrë sistematike sulmin ndaj Iranit. Kjo ka qenë shtysa që e ka detyruar Iranin të godasë edhe qytete dhe të mos mbajë përgjegjësi për humbjen e jetëve njerëzore.
Raketat balistike dhe ato hipersonike që ka Irani nuk i kemi parë. Natyrisht, pavarësisht mbrojtjes ajrore që ka Izraeli, është e pamundur t’i ndalojë. Në mes dy vendeve, lufta do të vazhdojë të përshkallëzohet. Përballë asaj që thotë Trump se Khamenein do ta lëmë por do ta bëjmë në momentin e duhur. Kjo është loja diplomatike që bëhet mes palëve. Ai është një shtet prej 90 milionësh dhe nuk mund të kalohet pa u krijuar një forcë tokësore. Shansi ka ardhur që opozita iraniane të mund ta shfrytëzojnë kur të vijë momenti siç ndodhi në Siri.
Mendoj se pavarësisht se drejtpërdrejt nuk është deklaruar, realiteti është se SHBA është e implikuar. Do të jetë shkalla e intensitetit dhe përfshirjes në rritje. Sipas informacioneve që janë të sakta, që në 2018 kur u shkëput marrëveshja, inspektorët kanë qenë në terren për të parë si po ecet në terren. Që nga 2018, ata nuk kanë raportuar. Fundi ishte kur bordi i OKB vendosi që Irani nuk ka dërguar informacion në lidhje me pasurimin e uraniumit.
Tjetra është bashkëpunimi në terren me ata që janë të pakënaqurit e regjimit në Iran. Ekziston fryma. Në ’79 kur e ka marrë ajatollahu pushtetin, të ardhurat për frymë për qytetarë kanë qenë 13 mijë dollarë, sot janë 3 mijë dollarë. Këta mezi presin që t’u krijohen kushtet për të ndërhyrë siç ndodhi në Siri. SHBA kanë qenë dhe janë prezentë. Pa mbështetjen e SHBA, është e pamundur.



