Sozia e Scarlett Johansson: Mendojnë se jam aktorja, më kanë kërcënuar me jetë

Sozia e Scarlett Johansson: Mendojnë se jam aktorja, më kanë kërcënuar me jetë

Një modele ruse ka një ngjashmëri të frikshme me aktoren Scarlett Johansson. Ndërsa modelja, Ekaterina Shumskaya është bërë e famshme në TikTok për ngjashmërinë me aktoren e Marvel, ajo shprehet se “do jetën e saj dhe jo atë të aktores”.

Megjithatë, ajo ka 10.2 milionë ndjekës në TikTok, herë pas here disa prej tyre mashtrohen duke menduar se ajo është në të vërtetë aktorja e mirënjohur.

“Në rrjetet sociale, shpesh më falënderojnë për interpretimin e shkëlqyer në filmin ‘Black Widow’”, tha ajo për Caters.

“Ndjekësit e mi gjithmonë pyesin nëse kam folur ndonjëherë me të apo nëse Scarlett e di nëse ekzistoj unë”, tha ajo, sipas Mirror .

Ajo mësoi se kishte tipare të ngjashme me aktoren kur ishte në shkollë në moshën 12 vjeçare, kur disa shokë të klasës bënë komente për ngjashmërinë e saj të çuditshme.

"Unë u befasova vërtet," tha ajo. 

Ndonëse mund të duket si një jetë ideale, ajo pohoi se nuk është aq e lehtë sa duket.

Ajo gjithashtu mban barrën e disa reagimeve të kundërta me të cilat përballet Johansson, për shkak të pamjes së saj. Kur aktorja u akuzua për zbardhjen e një personazhi aziatik në "Ghost in the Shell", Shumskaya mori disa mesazhe urryese, disa madje shkuan aq larg sa e kërcënuan se "do ta vrisnin".

“Unë dua të jetoj jetën time, jo të Scarlett-it”, tha ajo, sipas Mirror, pavarësisht se u vesh si ylli i “Avengers” për videot e TikTok.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy