Quhet Housing Works Cannabis dhe i përket organizatës jofitimprurëse që ndihmon të pastrehët dhe njerëzit me HIV pozitiv në qytet.
Dyqani ndodhet pranë kampusit të Universitetit të Nju Jorkut dhe qëndron si një provë për industrinë e rregulluar të marijuanës legale, e cila përballet me konkurrencën nga tregu i paligjshëm, por edhe me taksa të larta.
Nju-Jorku u bë shteti i 15-të amerikan që legalizoi kanabisin rekreativ në mars 2021, por zbatimi ka hasur në vështirësi.
Kështu nga 20 dyqanet që do të hapeshin deri në fund të këtij viti është vetëm një, ai Housing Works.



