Rruga Kallpaq-Janinë është bllokuar për shkak të një proteste që po zhvillojnë fermerët e zonës.
Bëhet me dije se bllokimi do të vijojë deri në orës 22:00 të mbrëmjes së sotme.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat bëhet me dije se lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.
Njoftimi: Kakavijë
Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se deri në 22:00 rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.
Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.
Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë në këtë hark kohor.



