Shkarkimi i Nokës, Balliu: Basha gati ti heqë të gjithë përveç Ramës

Shkarkimi i Nokës, Balliu: Basha gati ti heqë të gjithë përveç Ramës

Me shkarkimin nga funksioni të Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, Lulzim Basha sipas ish-deputetit të PD Klevis Balliu siguroi se është i aftë për “shkarkime dhe jo për bashkime”. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV Balliu tha se Basha duhej të kishte mbledhur grupin parlamentar për të bërë shkarkimin e Nokës.

“Ky është gati të heqë gjithë PD-në përveç Ramës, atë ose nuk do ta largojë ose nuk e heq dot. Për shkarkimin duhet të kishte mbledhur grupin parlamentar. Flamur Noka është nënkryetar i komisionit të sigurisë dhe duhej mbledhur grupi parlamentar. Kush nuk është dakord me të shkarkohet. Një gjë siguroi ky me këtë vendimin e dytë që është për shkarkime dhe jo për bashkime, nuk do t’ia dijë për bashkime”, tha Balliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy