Një adoleshente ruse, që pushonte në plazhin e Kasamilit, është mbytur në det paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur përballë ‘3 ishujve Ksamil’.
Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur, por dyshohet se ajo është turiste ruse. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.
Ngjarja vjen një ditë pasi në plazhin e Velipojës u mbyt një 35-vjeçar nga Kosova, i cili hyri në det për të shpëtuar bashkëshorten, por u mbyt vetë.
Ndërkohë javën e kaluar në bregdetin e Vlorës u mbytën brenda një dite 4 persona.



