Historia pas fotos që u kthye në simbolin e dhimbjes

Historia pas fotos që u kthye në simbolin e dhimbjes

Fotograf për dyzet vjet, pesëmbëdhjetë prej të cilave në AFP, Adem Altan është autori i fotos që u kthye në simbolin e dhimbjes që la pas tërmeti i së hënës në Turqi e Siri. Altan po bënte foto përpara një ndërtese të shembur në Kahramanmaras, epiqendra turke e tërmetit, kur pa një burrë të ulur në rrënoja.

Asnjë ekip shpëtimi nuk kishte mbërritur ende të martën, një ditë pas katastrofës, dhe banorët po përpiqeshin të pastronin vetë rrënojat, për të shpëtuar të dashurit e tyre.

Rreth 60 metra larg fotografit, burri, i veshur me një xhaketë portokalli, mbeti pa lëvizur mes mbetjeve, pavarësisht shiut dhe të ftohtit. Ai mbante në të tijën, një dorë që dilte nga rrënojat. Ademi shkrepi këtu foton që më pas bëri xhiron e botës, duke u bërë simbol i tragjedisë: një baba që mban për dore vajzën e tij të vdekur, sikur të mos donte ta linte të ikte.

Ndërsa Ademi shkrepte foto, burri e ndoqi me vështrimin e tij.

"Bëji foto të vajzës sime," i pëshpëriti ai fotoreporterit, me zërin e dridhur. Vetëm për një moment, ai e lëshoi ​​dorën për t'i treguar fotografit vendndodhjen e vajzës së tij 15-vjeçare, përpara se ta rrëmbente sërish.

Isha shumë i prekur në atë moment, kisha lot në sy.

Vazhdova të thosha me vete: ‘O Zot, kjo është dhimbje e padurueshme’”, tha fotografi.

Më pas Ademi e pyeti për emrin e tij dhe të vajzës së tij të vogël. “Vajza ime, Irmak”, u përgjigj babai i saj, Mesut Hancer. Fliste me vështirësi, me zë shumë të ulët”, vijon fotoreporteri. “Ishte e vështirë t'i bëje më pyetje pasi banorët përreth tij u kërkuan njerëzve të heshtin në mënyrë që të dëgjonin zërat e të mbijetuarve të mundshëm të bllokuar nën rrënoja.

Në atë moment, Ademi mendoi menjëherë se ai imazh mund të përmblidhte gjithë dhimbjen e viktimave të tërmetit, pa e imagjinuar megjithatë ndikimin që do të kishte: e marrë nga shtypi në mbarë botën, duke u bërë virale në rrjetet sociale, e ndarë qindra mijëra herë nga përdoruesit e tronditur të internetit. Ademi ka marrë mijëra mesazhe, për të shprehur solidaritetin dhe emocionin e tyre përballë dhimbjes së këtij babai, që ka humbur vajzën. "Mendoj se është një foto që do të mbetet në kujtesën time. Shumë më kanë thënë se nuk do ta harrojnë kurrë këtë imazh." Madje as atë burrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy