Shkarkimi i Manjanit, temë debati te Ligjet/ Socialistët: Do të presim vizitat mjekësore të tij

Shkarkimi i Manjanit, temë debati te Ligjet/ Socialistët: Do të presim vizitat mjekësore të tij

Akuzat e forta të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, janë komentuar në Komisionin e Ligjeve mes deputetëve të PD e PS. Deputetët demokratë thanë se anjë nga ministrat e qeverisë nuk reagoi për akuzat e Manjanit, ndërsa socialistët thanë se Manjanit duhet t’i bëhen vizita mjekësore.

Eduard Halimi: Asnje nuk ka pergenjeshtruar deklaraten qe beri Manjani, qe kryeministri kercenon gjyqtaret ne telefon. Kane kaluar 24 ore. Te gjitha ato qe tha jane te verteta. Ministri i Drejtesise qe ka informacione mbi gjithcka ben kjo qeveri tha te verteta duke nxjerre cullak (lakuriq) qeverine dhe asnje nga ministrat, qofte dhe kryeministri, nuk ka pergenjeshtruar ate qe tha ministri as per kanabisin, as per Balilin, as per koncesionet

Fatmir Xhafa: Faleminderit qe na ringjalle shokun Mehmet, ta pacim!  Une, Edi dhe Saliu kemi qene grup i organizuar. Jeni opozite e shokut Mehmet.

Gent Strazimiri: Kujtoni se e keni qafen aq sa te kepuse litarin. Por e keni gabim.

Ulsi Manja: Ndiej keqardhje se ne rast se opozita jone eshte katandisur te mbaje gjalle opozitarizmit me tezat qe lancoi dje ish-ministri i Drejtesise, rruga e kesaj opozite per te ardhur ne pushtet eshte e gjate.

Gent Strazimiri: Nese ju e konsideroni te cmendur ministrin dhe thoni se duhet te beni vizite mjekesore, jeni ne praktikat e Mehmet Shehut.

Xhemal Qefalia: Do ishte me vend qe ish-ministri te fliste me 31 tetor pse nuk eshte bere mbledhja, jo vetem sapo te largohen te nxirren situata te tilla.

Piro Lutaj: Do presim viziten mjekësore te ministrit te Drejtesise.

Peza: Ylli Manjani paska bere nje gje te mire, te pakten solli deputete e PD ne komision, se nuk vijne fare. Ajo qe me ben pershtypje eshte se bejne megafonin e Ylli Manjanit duke thene ato qe tha dje. Nese PD nuk do te jete ne lartesin e detyres qe ja kane dhene njerezit, ne s’kemi pse te merremi me litarin qe ua la borxh Manjani, por te merremi me ligjet.

Para se të fliste deputeti Peza, opozita e braktisi komisionin. Ndërsa deputetët e LSI nuk ishin të pranishëm që në nisje të mbledhjes, raporton “Lapsi”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy