Greqia në grevë të përgjithshme

Greqia në grevë të përgjithshme

Greqia zhvillon grevën më të madhe të mbajtur kundër qeverisë dhe Kryeministrit Tsipras. Në grevën e përgjithshme marrin pjesë të gjithë nëpunësit e administratës shtetërore, ministrive, bashkive, prefekturave, shkollave, muzeumeve etj.

 

I bllokuar është edhe shërbimi i transportit, që nuk punon fare ose me kufizime. Po kështu, edhe fluturimet janë anuluar dhe anijet janë të ankoruara. Një ditë më parë zhvilluan grevë gazetarët e të gjitha mediave, me qëllim që të mbulojnë mediatikisht grevën e sotme.

 

Greva e organizuar nga sindikatat,mbahet për të kundërshtuar projektligjin e ri të sigurimeve sociale që pritet të miratohet këtë muaj. Në grevë do të marrin pjesë edhe fermerët, që do të dalin në rrugë me traktorë dhe do të bllokojnë akset rrugore, kryesisht në zonën e Selanikut. Kjo është protesta e tretë brenda pak muajve kundër qeverisë Tsipras.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy