Një ngjarje e rëndë, protagonist i të cilës është bërë një shqiptar, ndodhi në dje në Itali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën Montecchio të fshatit Nocera Umbra.
Një 25-vjeçar shqiptar ka tentuar t’i vërë flakën të dashurës italiane 40-vjeçare, me një bidon me benzinë, por ka përfunduar edhe vetë me djegie të rënda.
Në sherr e sipër, zjarri ka përfshirë edhe banesën ku jetonte çifti.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët kanë vënën nën kontroll flakët dhe kanë transportuar për në spital burrin dhe gruan.
Gjendja më e rëndë shfaqet te 40-vjeçarja italiane, e cila ka pësuar të mëdha.



