Arrestohet edhe një i dyshuar për grabitjen në Rinas/ Reagon Kryeministri Rama dhe ministri Lleshaj

Arrestohet edhe një i dyshuar për grabitjen në Rinas/ Reagon Kryeministri Rama dhe ministri Lleshaj

Një person i pestë është arrestuar si i dyshuar për përfshirje në grabitjen e Rinasit me 9 prill.

Kapja e autorit të pestë, me iniciale E.P, është bërë jashtë Shqipërisë në bashkëpunim me INTERPOL-in. Lokalizimi i tij është bërë nga policia bullgare.

Sipas njoftimit të policisë, ndalimi i tij është bërë gjatë natës së mbrëmshme:“Në vijim të veprimeve  të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit,   ju informojmë se mbrëmë në mesnatë është kapur dhe ndalur shtetasi E.P  banues në Krujë, i dyshuar si  një prej autorëve të kësaj ngjarje” thuhet në njoftimin e Policisë.

I arrestuari dyshohet se ishte larguar nga Shqipëria pak ditë pas grabitjes në Rinas.

 Materialet  proceduriale rreth të arrestuarit i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale  të  “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të "Grupit të Strukturuar Kriminal", ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”  "Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentative

Më herët për grabitjen në Rinas janë arrestuar Alkond Bengasi 34 vjeç, Renaldo Sula, 25 vjeç Saimir Çela, 28 vjeç, të tre banues në Elbasan dhe 38-vjeçari Oltian Veseli, banues në Krujë.

Prangosja e tyre u krye 13 ditë pas ngjarjes. Dy prej tyre kishin në pronësi servisin që gjendet në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, atje ku dyshohet se u modifikua dhe makina me logon “Hetimi Tatimor”.

Së fundmi Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Twitter” për arrestimet e personave të përfshirë në grabitjen e Rinasit.

Rama shkruan se një tjetër person u arrestua nga policia, ndërsa thotë se kjo tregon se Policia e Shtetit po godet fuqishëm krimin: ”Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit e cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete” , shkruan Rama në Twitter.

Edhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në “Twitter” për arrestimet pas grabitjes në Rinas. Lleshaj shprehet se sot i pesti person i dyshuar i përfshirë në grabitje përfundoi prapa hekurave, ndërsa tha se Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë bërë një punë të respektuar.

Goditja ndaj grupit të grabitësve në Rinas vazhdon. I pesti u mbyll prapa hekurave, duke e shtrënguar darën afër maksimumit. Respekt për punën e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë!” shkruan ministri Lleshaj në Twitter. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy