Priti dënimin me vdekje për gjysmë shekulli, 87-vjeçarit i miratohet kërkesa për rigjykim

Priti dënimin me vdekje për gjysmë shekulli, 87-vjeçarit i miratohet kërkesa për rigjykim

Iwao Hakamada, tani 87-vjeç, është i dënuari me vdekje “me stazhin më të gjatë” në botë, sipas organizatës së pavarur të të drejtave të njeriut Ammnesty International.

Ai u dënua me vdekje në vitin 1968 për vrasjen e shefit të tij, gruas dhe dy fëmijëve të tyre në vitin 1966.

Ish-boksieri profesionist pranoi fajin pas 20 ditësh marrje në pyetje gjatë së cilës, siç pretendon ai, është keqtrajtuar. Më vonë e tërhoqi rrëfimin e tij në gjykatë.

Policia japoneze është mbështetur tradicionalisht në rrëfimet e të pandehurve për t’i sjellë ata në gjyq, por kritikët paralajmërojnë se rrëfimet shpesh ndodhin për shkak të dhunës që ushtrohet ndaj tyre.

Në gjyqin e ri, gjyqtarët do të shqyrtojnë nëse ADN-ja nga gjaku i gjetur në rrobat e veshura nga vrasësi, përputhet me ADN-në e Hakamada.

Hideko Hakamada (C) dhe Hideyo Ogawa (R), një avokat për vëllain e saj Iwao Hakamada, ndajnë një buzëqeshje përpara Gjykatës së Lartë të Tokios më 13 mars 2023

Avokatët e tij pretendojnë se ai nuk mban përgjegjësi dhe se provat kundër tij janë të fabrikuara.

Në vitin 1966, Hakamada ishte rreth të tridhjetave dhe sapo ishte tërhequr nga boksi, pasi u rendit i gjashti në kategorinë e peshës së lehtë në Japoni.

U punësua në një fabrikë të përpunimit të ushqimit në qytetin Shimzu, dhe po atë vit në qershor, shefi, gruaja dhe fëmijët e tij ishin gjetur të vrarë me thikë.

Në vitin 2014, Hakamada u lirua nga burgu dhe i është miratuar kërkesa për rigjykim nga i cili u zbulua se hetuesit mund të kishin vendosur prova, por ky vendim u rrëzua më vonë nga Gjykata e Lartë e Tokios. Avokatët më pas apeluan dhe u miratua një gjykim i ri.

Hideko Hakamada, motra e ish-boksierit Iwao Hakamada, i cili ka qenë në dënim me vdekje në Japoni për 47 vjet, tregon një foto të vëllait të saj të vogël Iwao gjatë një interviste jashtë Shtëpisë së Paraburgimit në Tokio në Tokio më 20 maj 2013.

“Kam pritur këtë ditë për 57 vjet. Më në fund, një barrë më është hequr nga supet”, tha motra e Hakamada, Hideko, e cila bëri fushatë në emër të vëllait të saj për vite me radhë.

Por procesi i rigjykimit mund të zgjasë me vite nëse prokurorët apelojnë. “Ne nuk mund të lejojmë të vonojmë më tej trajtimin e Hakamada, i cili tani është 87 vjeç dhe vuan nga sëmundje mendore dhe fizike, pasi kaloi 47 vjet në burg”, tha Motoji Kobayashi, kreu i Odës së Avokatëve të Japonisë.

Historia e Hakamadës - Boksieri 83-vjeçar që ka gjysmë shekulli që pret  dënimin me vdekje - Insajderi

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy