Bilanc i rënduar nga tërmeti në Mianmar/ Regjistrohen mbi 1600 viktima

Bilanc i rënduar nga tërmeti në Mianmar/ Regjistrohen mbi 1600 viktima

1,700 njerëz janë vrarë dhe 3,400 janë plagosur nga tërmeti i së premtes me magnitudë 7.7, një nga më të fortët në Mianmar në një shekull.  Autoritetet thonë se numri i të vdekurve në Mianmar mund të arrijë në 10,000 dhe humbjet mund të tejkalojnë prodhimin vjetor ekonomik të vendit.

Fatkeqësia natyrore më vdekjeprurëse që ka goditur Mianmarin në vite ka dëmtuar infrastrukturën kritike, duke përfshirë një aeroport, autostrada dhe ura, duke ngadalësuar operacionet humanitare.

Ndërkohë Kombet e bashkuara thonë se infrastruktura e shkatërruar dhe rrënojat po pengojnë përpjekjet e ndihmës në Mianmar. Nga ana tjetër përpjekjet për për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat pas tërmetit vdekjeprurës vijojnë.

Shumë vende kanë dërguar anije luftarake dhe avionë të ngarkuar me materiale ndihme dhe personel shpëtimi. Kina, India , Rusia dhe SHBA kane dërguar ekipe shpëtimi dhe ndihma të tjera si ushqimore dhe materiale. Edhe Bashkimi Evropian ka premtuar një ndihmë prej 2.5 milion euro si ndihme fillestare.

Autoritetet ushtarake kanë urdhëruar të gjitha spitalet ushtarake dhe civile, si dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor  të jenë të bashkuar dhe të koordinuar  për të ndihmuar të plagosurit.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se mijëra njerëz po kalojnë netët në rrugë ose në vende të hapura për shkak të dëmtimit dhe shkatërrimit të shtëpive ose frikës nga tërmetet e mëtejshme.

Ndërprerjet në shërbimet e telekomunikacionit dhe të internetit nga ana tjetër e kanë bërë më të vështirë shpërndarjen e ndihmave.

Më shumë se 1,200 shtëpi, tre ndërtesa shkollash, një hotel dhe disa struktura fetare janë dëmtuar ose shkatërrua

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy