
Në Kroaci çiftet homoseksuale apo lezbike, kanë të drejtë të birësojnë fëmijë nga dita e sotme.
Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë Administrative Kroate me një vendim që hedh poshtë argumentin e Ministrisë së Familjes dhe pranon kërkesën e një çifti homoseksual nga Zagrebi për të hyrë në regjistrin e prindërve të mundshëm për birësim.
Beteja ligjore e Mladen Kožić-it dhe Ivo Šegota-s filloi tetë vjet më parë kur kërkesa e tyre drejtuar qendrës së ndihmës sociale për t'u regjistruar në regjistrin e prindërve të mundshëm birësues u refuzua, pas një vlerësimi të përshtatshmërisë së tyre për të adoptuar të mitur.
Sot, Gjykata e Lartë Administrative e ka cilësuar këtë motivim si diskriminues, duke iu ankuar Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vendimeve të saj, të cilat i konsiderojnë të paligjshme dallimet në bazë të orientimit seksual, edhe në kuadrin e së drejtës familjare.
Në thelb, Gjykata urdhëroi qendrat sociale që të marrin në konsideratë kërkesat nga çiftet e të njëjtit seks dhe më pas, nëse po, të vendosen në lista pritjeje shumë të gjata në Kroaci për birësimin e të miturve pa familje.



