Facebook-u e ka rimarrë në dorë Messenger-in me synimin për ta bërë bisedën më të shpejtë dhe më të lehtë. Në një shënim, rrjeti social shpjegoi se e ka rishkruar nga e para aplikacionin e nisur që në vitin 2011, me qëllim thjeshtimin e përdorimit të tij. Rinovimi aktualisht ka të bëjë me versionin e Messenger për iOS, sistemin operativ të iPhone dhe iPad dhe do të jetë i disponueshëm "në javët e ardhshme".
"Ne kemi rishkruar plotësisht Messenger për ta bërë atë shumë më të shpejtë", ka thënë themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg në një postim. Në krahasim me versionin e mëparshëm, aplikacioni i ri "do të ketë një të katërtën e madhësisë së mëparshme dhe do të ngarkohet dy herë më shpejt".



